Përshëndetje dhe miresevini ne seksionin me urime per ditelindje te Tekamxhan.com. Sa herë na ka ndodhur te gjejme veten në situata ku duhet te urojme personat tane me te dashur per ditëlindje dhe nuk gjejme fjalet e duhura.Nese jeni njeri prej tyre atehere lexoni permbledhjen tonë me urime per ditelindje!

Çdo ditëlindje është një dite e veçantë dhe meriton të festohet. Megjithatë, gjetja e fjalëve te duhura nganjëherë mund të jetë e vështirë. Përmbajtja e tekstit, emocioni, struktura dhe fjalët qe perdorni ne nje urim per ditelindje janë elementet më te rëndësishëm në një mesazh urimi per ditëlindjen.

Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim për të krijuar mesazhe të veçanta për te uruar njerëzit e dashur në jetën tuaj, jeni në vendin e duhur. Ju mund të përdorni frazat ne kete faqe me urime per ditëlindje qe kemi perzgjedhur posacerisht per ju. Bëjeni këtë ditë të veçantë me fjalët e duhura!

Urime Per Ditelindje

Urime Ditelindje Per Babin

Urime Ditelindje Per Mamin

Urime Ditelindje Per Gjyshin

urime per ditelindje per shoqen

Urime Ditelindje Per Shoqen

urime per ditelindje per shokun

Urime Ditelindje Per Shokun

urime per ditelindje per koleget shefin

Urime Ditelindje Per Koleget

Gezuar Ditelindjen Zemra Ime

Gezuar Ditelindjen Zemra Ime

Urime Ditelindje Per Te Dashurin

urime per ditelindje per te dashuren

Urime Ditelindje Per Te Dashuren

Urimi Me I Bukur Per Ditelindje

Urimi Me i Bukur Per Ditelindje

Poezi Per Ditelindje

Poezi Per Ditelindje

Foto Per Ditelindje

Foto Per Ditelindje

Urime Per Ditelindje – Urime Gazmore

Urime per ditelindjen! Ti ke një jetë të mrekullueshme, një pamje te bukur dhe shendet te mire. Si mundet të konkurojë një dhuratë e thjeshtë me këtë?

Kënaqësia e jetës gjendet ne gjëra të vogla dhe të mëdha ... si kjo mundesi per te uruar ditëlindjen nje personi të veçantë si ti! Urimet me te mira per ditelindje!

Gëzuar ditëlindjen dhe mos harro se jeton vetëm për aq kohë sa ti jep dashuri.

Por kush tha se ditëlindja duhet të harrohet ... apo te mos festohet ... vetem po na la mendja ... Ditelindja jote është gjithmonë më e veçanta nga të gjithë. Gëzuar Ditelindjen!

Përshëndetje i dashur, edhe në qoftë se një tjetër vit ka kaluar dhe nje rrudhe më shumë eshte shfaqur në fytyrën tende, ti je po i njejti, ndoshta pak më i plakur, por gjithmonë me të njëjtën entuziazem. Gëzuar Ditelindjen!

Mos u shqetëso! Pleqëria është si një fëmijëri e dytë, pa flokë dhe pa dhëmbë ... Shumë urime per ditëlindjen.

Për çdo vit që mbush duhet të terheq veshin, por unë nuk mund ta bej sepse përndryshe do të prekë tokën!Gëzuar ditelindjen!

Eshte një person me të vërtetë i zgjuar, i pasur dhe i famshëm, qe lindi në një ditë si kjo e sotmja. Sa keq qe nuk ishe ti. Provo përsëri ... ndoshta vitin e ardhshëm do të kesh me shume fat! Urime ditelindjen!

Gëzuar ditëlindjen dhe 100 si kjo ditë! Edhe pse unë nuk do të jem i pranishëm në festen tende, askush te mos guxoje të prekë feten time të tortës. Gezuar ditelindjen miku im!

Edhe pse vitet kalojnë, rrudhat shtohen dhe dhëmbët bien ... hee… hee ...... hee. Te uroj një ditëlindje të qetë dhe të lumtur ... mjafton te mos mendosh per keto. Urime per ditelindjen!

Buzëqesh, tani sa keni akoma dhëmbë ne goje! Urime për ditëlindjen tuaj!

Eshtë një person shumë inteligjent, i pasur, i bukur dhe i famshëm i cili ka lindur sot, sa keq qe nuk je ti. Ndoshta do të jetë për vitin e ardhshëm! Shume urime per ditelindjen!

Nuk ka asgjë për të fshehur, vetëm se je një vit me e vjeter. Urimet më të mira për një ditëlindje të lumtur!

Eshtë shumë vape për te bere urimin tradicional per ditëlindje, pra perpara se të puth me lejo te hedh këtë tullumbace freskuese me uje.

Kalofsh sa me bukur në ditëlindje, sepse kurrë nuk do të jesh me kaq i ri. Por tregohu i kujdesshëm, sepse kurrë nuk ke qenë kaq i vjetër. Gezuar ditelindjen.

Urime per ditelindjen e dashur dhe mos harro se koha është vetëm një shenje konvencionale e shpikur nga meshkujt për të zemeruar femrat!

Doja te dërgoja diçka të bukur, argëtuese dhe shumë të veçantë për ditëlindjen tende, por nuk arrita dot në te hyja ne pako! Urimet më të mira për një ditëlindje të lumtur.

Një dolli për shëndetin tonë, miqtë e mi, ah se harrova, dhe nje dolli e ngreme për plakun që sot feston ditëlindjen e tij! Urimet më të mira.

Deshiroja të dërgoja diçka të veçantë për ditëlindjen tende, por kisha një problem! Si mund të paketoja një përqafim dhe një puthje te madhe? Gezuar dhe Urime per Ditelindjen.

Urime ditëlindjen një personi shumë të zgjuar, jashtëzakonisht i rafinuar, shumë tërheqës dhe mbi të gjitha.. tepër naiv për të besuar të gjitha këto gënjeshtra!

Urime për ditëlindje! Mos harro, sot mos u lodh shume! Sepse do të duhen të gjitha energjite për te fikur qirinjte! Gëzuar ditelindjen.

Me jep nje përqafim te forte tani .. para se të them qe kam harruar dhuratën! Gëzuar Ditelindjen!

Sigurisht do të jetë e vështirë të fikesh gjithe ato qirinj, janë me te vertete shumë! Urimet më të mira dhe ditëlindje te lumtur...

Isha i pari që të urova per ditëlindje sot? Jo? i dyti? Jo? Nuk ka gje, sepse unë isha i pari që mendova për ty ne mesnatë. Edhe njeqind dhe urime per ditelindjen.

Kemi kohe qe njihemi bashke dhe mendoj se mund të shpreh një gjykim pozitiv për ty, atëherë këtë vit, ke fituar dhe meriton te dergoj urimet e mia per ditëlindjen.

Për ty qe plakesh me gëzim, te dergoj të gjithë solidaritetin tim. Urime per ditelindje dhe njeqind!

Në moshën tende behesh shumë i mençur dhe i pjekur për t'i dhënë rëndësi gjërave materiale si dhuratave, kështu që po te dergoj si dhurate urimet me te mira per ditelindjen: Gezuar Ditelindjen!

Le te bien daullet! Sot është një ditë e veçantë dedikuar krejtësisht nje personi unik dhe i paimitueshëm që shpresoj se do të plotësojë të gjitha dëshirat e tij! Gezuar dhe urime per ditëlindjen nga të gjithë ne!

Urime per ditelindjen njërit prej miqve te mi më të afërt .. E vure re qe nuk shkruajta " me te vjetër"?

Çfarë rastësie, mosha tende është pikërisht gjysma e belit tim! ! Urime per ditelindjen! Pas shume diteve duke kërkuar për një dhuratë të përshtatshme për ty, e vendosa: çdo gjë që ti ke deshiruar do te realizohet, kur te lexosh këtë shënim... Gëzuar ditelindjen!

Përshëndetje i dashur, edhe në qoftë se një tjetër vit ka kaluar dhe nje rrudhe më shumë shfaqet në fytyrën tende, ti je po i njëjti, ndoshta pak më I plakur, por gjithmonë me të njëjtën entuziazem. Urime per ditelindjen!

E dashura ime dhurata qe po te bej është një pasqyrë qe të kuptosh se po behesh më e vjetër, të shohesh rrudhat dhe flokët e bardhë! Apo preferoje nje boje flokesh? Urime per ditelindje!

Vitet kalojnë, por rri e qetë... tregon vetëm më të mirët. Shumë Urime dhe Gëzuar ditëlindjen!

Në vend të beja një dhuratë për ditëlindjen, këtë vit kam vendosur të bëj një donacion për të varfrit... dhe unë me të vërtetë kam nevojë të rinovoj garderoben! Urimet më të mira nga shoqja jote e zemres.

Asnjëherë mos genje per moshën, përveç se në rast emergjence, psh kur dikush te pyet sa vjec je. Gëzuar ditelindjen!

Për ditëlindjen tende kam menduar për diçka fantastike, unike, madheshtore. Pasi te mendosh nuk kushton asgjë... Edhe 100!

Për ditëlindjen tende do të realizoje çdo dëshirë, kam dëgjuar se njerëzit e një moshe të caktuar bëhen te padurueshem, kur nuk arrijne te marrin atë që duan... Gezuar ditëlindjen plak!

Dëshiron të mësosh një ushtrim gjimnastike te përshtatshëm për moshën tende atehere hape këtë leter. Shumë mirë. Tani bej pushim per pesë minuta para se të përsëritesh: Gëzuar ditelindjen!

Sigurisht, unë e kuptoj qe plakja është e frikshme në fillim, por tani si te duket? Urime per ditelindjen!

 

Urime Per Ditelindje – Urime Romantike

Urimet më të mira për ty krijesë e ëmbël që ke ndryshuar jetën time ne një përrallë të bukur zanash! Edhe 100 dashuria ime!

Me kalimin e çdo viti bëhesh gjithnjë e më e bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.

Kjo ditë e rëndësishme shënon me një datë kalimin e jetës tende! Urime i dashuri im!

Unë dua që te dish se të vetmit njerëz për të cilët kam dërguar kartolina urimi për ditëlindje janë tërheqëse, inteligjente dhe tepër sexy ... Edhe 100!

Deshiroja te beja urimin per ditelindje në një mënyrë të veçantë, me fjalë të bukura, por nuk kam shume fantazi keshtu po ja le fjalen zemrës time ... Urimet më të mira për një ditëlindje të lumtur i dashuri im!

Do të doja qe këto fjalë te beheshin te gjalla dhe te vinin ngadalë te jastëku tend per te ledhatuar, dhe me një puthje të zgjoj butë për të filluar këtë ditë fantastike, ku ti do ndjehesh e veçantë, por ti nuk e di se për mua, ti je edhe më shume e vecante. Urime per ditelindjen zemra ime!

 

Urime Per Ditelindje - Urime Formale

Per një person te mrekullueshem, urimet më të mira për një ditë të mrekullueshme: Gezuar ditelindjen!

Urime ditelindjen! Me shpresë se te eshtë përmbushur çdo dëshirë.

Me shpresë se kalimi i viteve gjithmonë do të sjellë shëndet dhe mirëqenie për ju dhe për të gjithë ata që të duan. Urime per ditelindjen!

Te uroj një vit plot gëzim dhe dashuri. Gëzuar ditelindjen!

Te uroj gjithe gëzimet e jetës për ditëlindjen tuaj. Te punuarit me ju është gjithmonë një kënaqësi e vecante!

Unë jam kaq mirënjohës për punën tende të vështirë, përkushtimin dhe kontributin. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe për të gjithë ekipin. Te uroj t’ja kalosh sa me bukur sot. Gezuar ditelindjen!

 

Urime Per Ditelindje Ne Gjuhe Te Ndryshme

Dëshironi të bëni urime origjinale? Këtu më poshtë do te gjeni si mund te uroni per ditelindje në gjuhë të ndryshme, per te dale nga "rutina" e zakonshme dhe te surprizoni personin qe ka ditëlindjen me diçka te vecante. Do të shihni qe do të mbetet shumë i gezuar!

 

Urime për ditëlindje në Anglisht: Happy Birthday!

Urime për ditëlindje në Frëngjisht: Joyeux anniversaire!

Urime për ditëlindje Portugalisht: Feliz Aniversário!

Urime për ditëlindje në Spanjisht: Feliz cumpleaños!

Urime për ditëlindje në Gjermanisht: Alles Gute zum Geburtstag

Urime për ditëlindje në Finlandisht: Hyvää syntymäpäivää!

Urime për ditëlindje në Greqisht: πολλά Χρόνια!

Urime për ditëlindje në gjuhen Irlandeze: Breithlá Shona!

Urime për ditëlindje në gjuhen Polake: wszystkiego najlepszego!

Urime për ditëlindje në Rumanisht: La multi ani!

Urime për ditëlindje në Rusisht: c Днем Рождения!

Urime për ditëlindje në gjuhen Suedeze: Grattis på födelsedagen!

Urime për ditëlindje në Hungarisht: Boldog születésnapot!

 

Shpresoj se do arrini të gjeni në këtë faqe të gjithë urimet qe kerkoni të bëni. Karakateri unik eshte një aspekt i rëndësishëm i urimeve. Çfarë mund te jete më e mirë se sa të shprehni dashurinë tuaj për dikë në një mënyrë të veçantë dhe të ndryshme. Gjeni urimin e duhur dhe jeni te sigurte që do të lini një përshtypje të vecante ne zemren e te dashurit tuaj. Ne faqen tone do të gjeni një gamë të larmishme me urime per ditelindje. Sigurohuni të gjeni urimin e duhur që i pershtatet shijes dhe shpreh emocionet tuaja. Urimin mund ta shoqeroni dhe me keto dhurata per ditelindje :).