Ne të, Te Kam Xhan kemi vendosur të luajmë Kupidin për të gjithë ju romantiket e pashpresë me zgjedhjen tonë të shkëlqyer për dhurata per Shen Valentin. Çfarë mënyrë më të mirë për të thënë Të dua. Se sa një dhuratë krejtësisht e veçantë për Shen Valentin? Kombinuar me një shikim flirtues. Gjysma tjetër e juaj është e garantuar që do të mrekullohet kur ti paraqiteni me një nga këto dhurata. Duke ju bërē tē dukeni si njē Kazanova modern. Sa romantike!

Nëse ju keni njē martesë afatgjatë, jeni në një marrēdhënie të re, apo jeni duke marrë guximin për ti thënë “Behu e imja!” ne kemi dhuratën e duhur që përshtaten për çdo fazë të një marrëdhënie. Nëse nuk gjeni fjalët e duhura, lëreni dhuratën ti thotë të gjitha? Nga romantikja tek e personalizuara, për të gjithë ju. Mos u shqetësoni, sepse për ju kemi menduar ne për këtë 14 Shkurt me dhurata per shen valentin!

Eksperienca

dhurata per shen valentin cift i dashuruar
Si mendoni për nje foto album? Një libër me foto për të perjetesuar përgjithmonë dashurinë tuaj.

Ju pelqen te darkoni jashte? Atehere, për 14 shkurt, dhurata per Shën Valentin eshte një darkë origjinale ne nje restorant jashte qytetit te cilin nuk e kishit vizituar me pare.
Deshironi ti thoni faleminderit te dashures tuaj? Organizojini një ditë si princeshë, në një sallon bukurie kushtuar ekskluzivisht për të. Do të perjetojë një ditë te paharrueshme.

I pelqen adrenalina? Dhurojini nje hedhje me parashute.

 

 Bizhuteri

dhurata per shen valentin varese forme zemre
Klasiku i klasikeve? Një varëse ne formen e zemres! E thjeshtë, elegante, e mrekullueshme, dhe gjithmonë eshte e vlerësuar.

Hidhini nje sy dhe ketyre varesve te tjera ne forma te zemres, të mrekullueshme dhe në të gjitha çmimet.

Nuk mban varese? Atehere shikoni per vathë, byzylyke, unaza, ore, ose një Parure te bukur (gjerdan dhe një palë vathë e së njëjtës linjë).

Për meshkuj, mund te dhuroni një orë ose një mbajtese kravate për ta vene ndoshta per diten e Shën Valentinit, ose binjakët. Super klasik mbetet varesja ose mbajtesja e celsave me zemer.

Pellushi

dhurata per shen valentin arush pellushi
Pellushet jane dhurata teper te mirepritura per femrat. Gjeni një te lezetshem, vendosini një emër dhe dhuroja … kur ta përqafojë, do ti duket sikur të ka përqafuar ty. Nëse deshironi ti dhuroni një ne formë zemre, hidhini një sy ketu.

Dhuroji një yll

dhurata per shen valentin dhuro nje yll me emrin e saj
Dhuroji një yll dhe do te pajiseni me certifikatë dhe hartën e kordinantave për te gjetur vendodhjen e saktë të yllit. Përveç kësaj ju do të merrni edhe një varese (ose një unazë) te gdhendur me konstelacionin e yllit tuaj dhe koordinatat e sakta. Çdo herë që ajo do te shohe qiellin do të mendojë për ju, përgjithmonë. (Dhurata per shen valentin me romantikja)

Veshje

veshje per femra dhurata per shen valentin per femra
Je në telashe pasi nuk dini se çfarë të zgjidhni? Mjafton edhe një bluze e thjeshtë T-shirt, një pulovër, një triko e bukur, një kapuc me doreza dhe shall, një cante, një palë këpucë … diçka e thjeshtë, por e dobishme.

Ose, kthehuni “ne bankomatin e saj” për një ditë (me buxhet të kufizuar, përndryshe e hengre qafen e pates lale), shoqëroni partneren tuaj kudo (dhe mos u ankoni sikurse beni gjithmonë).

Qielli i Ndritshëm nga Yjet

dhurata per shen valentin qiell me yje
Nje qiell i ndritshëm plot me yje në tavanin e dhomës së saj, e padukshme gjate ditës dhe spektakolare në errësirë. Gjëja e komplikuar eshte si ta beni kete surprize, për të vendosur yjet, kur ajo nuk është në shtëpi. Vetëm imagjinoni: ajo hyn në dhomë pa ditur asgje, duke bërë gjërat e saj, ndoshta do të zhvishet, do të shikojë televizor, dëgjoje muzikë, por në momentin që do te fike dritat pas rreth dhjetë sekondash do të dalë si me magji qielli ndritshëm …

Fundjavë romantike

dhurata per shen valentin fundjave romantike
Ndonjëherë eshte e nevojshme të shkeputni spinen nga priza dhe të kaloni kohë cilësore me partnerin tuaj. Dhurojini një fundjavë të këndshme në ndonje qytet, vend të veçantë ose nje vend ku mendoni se do te jetë diçka shumë romantike.

Shikoni seksionin tonë të udhëtimeve.

Qendra Benessere

dhurata per shen valentin qender benessere
Dhuroni një moment paqe dhe qetësie, duke hyre në një qender benessere, dhurojini masazh për çifte … do të keni një partner 100% te rilindur.

 

Kapak smartphone ose tabletë e personalizuar
Nëse keni një buxhet të vogël, si mendoni për të personalizuar kapakun e smartphone të saj me një foto, ndoshta tenden ose të dyve së bashku dhe do te kete gjithmonë me vete. Te njëjten gjë mund te bëni me kapakun e tabletes ose laptopit. Një ide e thjeshtë, e lirë, por shumë e vlerësuar si dhurata per shen valentin.
Jastëk / batanije për çiftet
Nëse keni fatin te bashkejetoni me partnerin tuaj, këto kellef jastekesh janë spektakolare
KarteMemorie USB në formën e zemrës
I duhet një karte USB? Pse nuk merrni diçka ne formen e zemres? Ndoshta hidhni disa nga fotot tuaja para se t’ja jepni … do të jetë një surprizë e dyfishtë.

 

Dhurata Per Shen Valentin Te Personalizuara

dhurata per shen valentin dhurata te personalizuara
Nuk ka asgjë më origjinale se diçka e personalizuar per partnerin tuaj. Do të ketë vetëm një model në botë, që e bën atë unik!

Çfarë te personalizoni? Çdo gje. Tani në internet mund të gjeni gjithcka. Kapake per smartphone, mbajtese cantash, foto album(ide e mrekullueshme!), bluze ose një mbulese të bukur dhe shumë më tepër … gjithcka varet nga imagjinata juaj!

Shikoni ide dhuratash te personalizuara.

Libra dhe eReader

dhurata per shen valentin poezi per shen valentin
I pëlqen të lexoje? Dhuroji një libër dashurie (unë sugjeroj Nicholas Sparks), ose dhuroji një eReader te mrekullueshem, lexues librash në formatin dixhital. Unë kam bere dhurate Kindle e bardhe dhe ishte një dhuratë super e vlerësuar, tani ajo nuk mund të bëjë më pa te.

 

Dhurata teknologjike

dhurata per shen valentin blerje telefonash
Ndjek teknologjinë? Atëherë nuk do të jetë e vështirë për të gjetur dhuratën e duhur për te!

Nëse keni një buxhet të madh, mund ti beni dhurate një smartphone, i cili eshte bere i domosdoshem në jetën e përditshme, Samsung Galaxy ose iPhone. Apo ndoshta, është koha për të ndryshuar PC tuaj të vjetër me një laptop të mirë ose një tabletë.
Pëlqen sportet ekstreme? Atëherë nuk mund ti mungoje nje kamera GoPro dhe aksesorët e saj të shumte.

Nëse i pelqen sporti dhe eshte i vëmendshëm ndaj shëndetit, dhurojini një byzylyk për monitorimin e gjumit dhe aktivitetit fizik. Ruan gjurmët e aktivitetit tuaj fizik gjatë ditës dhe gjithashtu numrin e zgjimeve gjate natës (e dobishme për monitorimin e cilësisë së gjumit).
Nëse i pelqen të dëgjoje muzikë ndërsa vrapon apo është në palestër nje MP3 është dhuratë e përkryer.
Harron shpesh celsat ne shtepi ekziston kjo paisje te cilen mund ta ngjisni tek objekte qe humbisni me shpesh dhe me ane te nje aplikacioni ne telefon mund ti gjeni kollaj fare se ku ndodhen.
Për ata që udhëtojnë shpesh dhe kanë nevojë për kafe, këtu është një makine ekspresi portativ.

Filxhane per çifte
Hani mëngjes së bashku? Ju mund të gjeni filxhane te shumte “për dy”, si ky ketu ”

 

Pantofla
dhurata per shen valentin pantofla njebriresh
Nëse doni të dhuroni diçka të bukur për të dashurën tuaj, shikoni pantoflat magjike njëbrirësh.
 

 

 

 

dhurata per shen valentin pantofla per meshkuj hobbit

 

Pantofla – Kembe Hobbit
Për të, mund ti dhuroni pantofla këmbët Hobbit.
 

 

 

 

dhurata per shen valentin doreza per cifte

 

Doreza për çifte
Pelqeni te beni shëtitje të gjata dorë për dore në dimër? atëherë këto janë dorezat ideale per ju!
 

 

 

Veshje hot/lingerie

veshje intime per femra dhurata per shen valentin
Dëshironi ta beni pak pikante marrëdhënien tuaj? Një komplet rrobash intime do të jetë pikënisje e mirë.

Piktura

piktura muri adeziv murale
Ka një dhomë gjumi apo ndonje faqe muri ne shtëpi pak te zhveshur? Atëherë ju mund ti dhuroni një foto me panele kanavace, janë shumë të bukur dhe ka variante për të gjitha shijet.

Përndryshe, ju mund të dhuroni adezive murale. Janë të lehtë për ti vendosur dhe që japin nje pamje shumë moderne.

Shikoni 50  adezive murale të perzgjedhura nga ne.
Koncert
Pelqen muzikën dhe emocionet live? Bileta për koncertin e këngëtarit të saj të preferuar mund të jetë një ide e mirë … Sigurisht, qe duhet të blini bilete dhe për vete;)
Parfum
Kjo është nje dhurate e vecante dhe mbi të gjitha, duhet të dini shijen e partnerit tuaj … beni kujdes dhe nëse nuk vendosni dot, zgjidhni një parfum midis atyre me te njohur.
Më shumë
Keni kaluar një mbrëmje të këndshme së bashku? Nuk mbaron këtu. Vendosni qershine ​​mbi tortë me këtë drite fluturuese në formën e zemrës.

Ju mjafton te rrini se bashku, pa shpenzuar (shumë) para? Atehere dhurojini njeri-tjetrit nga një çokollatë të nxehtë duke ndjekur filmin tuaj të preferuar ne TV

Dhe ne fund….

Asnjëherë mos harroni të coni partnerin tuaj jashtë për darkë, ose akoma më mirë përgatitni një darkë në shtëpi nen driten e e qirinjve duke u kujdesur për të gjitha detajet. E gjithë kjo duhet të shoqërohet me një buqetë të bukur me lule dhe një kuti me çokollata … Gëzuar diten e Shën Valentinit <3

Dhe mos harroni të shkruani dicka, shikoni fraza urimesh për ditën e Shën Valentinit.

Nëse nuk dini se çfarë të organizoni, shikoni gjithashtu 25 ide romantike dhuratash per Shen Valentin.

 

 

dhurata per shen valentin 52 Dhurata Per Shen Valentin Per Meshkuj

Blerja e dhuratave për meshkuj mund të kthehet në njē sfidë të vërtetë. Sidomos kur jeni duke kërkuar për diçka të veçantë për të thënë Të dua. Edhe meshkujt i pëlqejnë dhuratat. Femra është rradha juaj tani të siguroheni që mashkulli që keni përkrah të ndihet i vlerësuar. Për t’ju ndihmuar  TeKamXhan ju vë në dipozicion dhurata të ndryshme Shën Valentini  për meshkuj, një mënyrë që ju të shprehni përkujdesejen tuaj për ta. Harrojini orët dhe radhët e gjata në dyqane. Uluni, relaksohuni, dhe kërkoni nga komoditeti i shtëpisë tuaj nëpërmjet kompjuterit.

 

 

 

dhurata per shen valentin50 Dhurata Per Shen Valentin Per Femra

Vajzat tradicionalisht e duan 14 Shkurtin, e vlerësojnë dhe e festojnë dhe pse jo, marrja e një dhuratë në ditën e Shën Valentinit është e mjaftueshme për të bërë dikë të lumtur! Një shans për të dashuren, bashkëshorten apo partneren tuaj për ti nderuar si princesha pasi ato janë pika e dobët për ne meshkujt. Sigurohuni ti thoni faleminderit me stil nëpërmjet shumëllojëshmërisē tonë të dhuratave romantike. Nëse keni nevojë për një dhuratë për ditën e Shën Valentinit për partneren tuaj të bukur atëherë jeni absolutisht në vendin e duhur.